Kurset

Kurset për gjuhët e huaja


ANGLISHT

ITALISHT

GJERMANISHT

FRENGJISHT

SHQIP

Provimet

ANGLISHT: SAT,MICHIGAN TEST,TOEFL,FCE,IELTS,CAE
GJERMANISHT: DAF,GOETHE,TELC,OSD
ITALISHT: CELI,CILS

Nivelet e kurseve

Nivelet e kurseve që mund të ndiqni tek ne janë si më poshtë :


Mënyrat e kursit

Kurse ne grupe

Grup - Duke ofruar të njëjtën cilësi shërbimi, në kurset në grup cdo gjë vendoset në varësi të nxënësve duke i bërë ata të ndihen sa më komodë duke punuar me metoda të përshtatshme për moshën,nivelin dhe interesat e gjithësecilit.
Grup intensiv – Funksionon në të njëjtën mënyrë me grupin,por me tjetër intensitet pune duke i ofruar gjithëkujt të njëjtat fryte pune,por në një kohë më të shkurtër.
Grup veror – I ofrohet të gjithë personave të cilët nuk duan të ndërpresin kursin të cilin e zhvillojnë gjatë vitit,personave të cilët nuk kanë mundësi ta frekuentojnë gjatë vitit si dhe kujtdo që dëshiron të nisë një rrugëtim së bashku me ne në rrugën e dijes.

Mësim individual

Zhvillimi i mësimit në mënyre individuale për çdo nivel dhe çdo gjuhë,në përshtatje me kërkesat dhe oraret që çdo klient paraqet pranë qendrës sonë. Kurset individuale janë mjaft produktive sidomos për përgatitjen për provime të ndryshme ndërkombëtare , pasi i mundësojnë studentëve rezultate shumë të kënaqëshme.

Kurse për qëllime specifike

Qendra jonë organizon kurse të gjuhës angleze për profesione dhe qëllime të ndryshme, aq të domosdoshme në jetën e përditshme si : Business Anglisht , Tourism , Beauty Salon , Medical ,Law, Call Centers , Flight attendant, Architecture etj. Këto kurse janë konsideruar si një pasaportë për një karrierë premtuese ndërkombëtare në të ardhmen.

online

Mësim Online

Ne kuadër të situatës të krijuar për shkak të pandemisë, Univers-D është përshtatur me këtë realitet të ri duke ofruar mësim online, krahas mësimit në klasa. Mësimi online zhvillohet në të njëjtën mënyrë si në klasë, nuk mungon asnjë rubrikë (dëgjim, shkrim, lexim, gramatikë, e folur) si dhe nxënësit kanë mundësinë të ndërveprojnë me mësuesin njësoj si në klasë. Mësimi online është mjaft i pëlqyeshëm për të gjithë ata që jetojnë jashtë shtetit dhe dëshirojnë të mësojnë një gjuhë të huaj, për shqiptarët dhe fëmijët e tyre të rritur jashtë Shqipërisë që duan të mësojnë shqip, si dhe për të gjithë të huajt të interesuar për të mësuar gjuhën shqipe.