Rreth Nesh

Kompania Jonë: Historiku



Vlerat Tona

Stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar në mësimdhënie, serioziteti dhe korrektësia jonë ka sjellë suksesin që kemi arritur deri sot.



Qendra e Gjuhëve të Huaja Univers-D

Qendra “ Univers-D” është rrjeti më i madh i qendrave të gjuhëve të huaja në Durrës. Qendra “Univers-D” është e liçensuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe e autorizuar nga Michigan University për organizimin e provimit ndërkombëtar të Michiganit.
Qendra organizon çdo vit trajnime me lektorë të huaj për mësuesit e stafit tonë.

Libraria Univers-D

Libraria “ Univers-D” ofron metoda për gjuhët e huaja , e vetmja librari për gjuhët e huaja në qytetin e Durrësit .

Shërbimet

Pranë kësaj qendre zhvillohen kurse për gjuhët e huaja : Anglisht , Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Shqip. Përvec kurseve bazë për mësimin e gjuhëve të huaja zhvillohen edhe kurse intensive për përgatitje për Maturën shtetërore si dhe për provimet e lirimit. Përgatitja për provimet e Maturës konsiston në program specifik për matematikë dhe gjuhët e huaja: Anglisht, Italisht, Frëngjisht. Kurse përgatitore për provimet ndërkombëtare: MICHIGAN TEST, IELTS, TOEFL,FCE, CELI 2-3-4, CILS, SAT,DAF. Mësimi zhvillohet me grupe të vogla me metodat më të fundit.
Klasat janë të pajisura me teknologji të lartë ,kushte komode dhe bashkëkohore . Shërbim i ri i ofruar nga Univers-D është punësimi në Gjermani për infermier/e dhe mami, të cilëve u nevojitet të kenë një nivel gjuhësor bazë dhe u sigurojmë kontratën e punës në bashkëpunim me "Optimize Consulting Services OCS". Univers-D ofron linjën e transportit me fugonin e qendrës për të lehtësuar mësimin. Shërbimi ofrohet për zonat rreth Peqinit, me 3 linja:
1. Pekisht-Shezë-Vashaj-Rrumbullak-Celhakaj-Gjocaj-Hasmashaj-Bardhas-Peqin
2. Bishqem-Cengele-Pajovë-Lazarej-Bicaj-Përparim-Copanë-Fatishë-Peqin
3. Karinë-Peqin

5

Qendra Kursesh


20

Vite Eksperiencë


NE GJITHMONË OFROJMË MË TË MIRËN